Haradinaj për Kurtin: Kandidat shumë serioz për burg

Prishtinë | 18 Nën 2024 | 22:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka hedhur sonte akuza të rënda ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti.

Ai ka theksuar se Kurti po përballet me çështje të rënda korrupsioni ndaj dhe e ka cilësuar si kandidat shumë serioz për të përfunduar në burg.

”Kurti është kandidat shumë serioz me përfundu në burg për korrupsion”, ka deklaruar pretendenti për kryeministër nga radhët e AAK-së sonte në Kanal 10.

Ndër tjera, ai ka përmendur edhe përplasjet e Kurtit me institucionet e drejtësisë në vend.

Haradinaj tha se sa here që Prokuoria e heton për korrupsion, Kurti e sulmon e sulmon atë institucion.

Të ngjashme