Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë, ka thënë se Majlinda Kelmendi është duke vazhduar të sjell lajme të mira dhe çaste krenarie, transmeton Klan Kosova.
“Sërish e artë në Grand Slam të Abu Dhabit, triumfet e saj janë fitore të mëdha për Kosovën”.
“Mirënjohje të thellë për Driton Kukën, Majlinden dhe tërë ekipin, të cilët janë shndërruar në imazhin e shtetit tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.