Haradinaj për privatizimin e Postës e Telekomit: Nuk do të lejoj të përsëriten dështime të tilla

Prishtinë | 19 Tet 2017 | 11:08 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar Postën e Telekomin e Kosovës. Me këtë rast Hardinaj është takuar Drejtorin Menaxhues të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa dhe Kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës Sejdi Hoxha.

Haradinaj tha se qëllimi i vizitës ka qenë që të kuptohet gjendja në të cilën funksionojnë këto dy kompani me peshë të shumanshme. Ai tha se gjendjen më të vështirë e ka Posta e Kosovës dhe nuk është profitabile edhe telefonia ka pas sfidat veta, raporton EO.

Haradinaj tha se pret nga menxhmenti që t’i ofrojnë qeverisë planin zhvillimore për etapat e ardhshme, me objektiva të qarta.

Kreu i qeverisë në pyetje e Ekonomia Online sa i përket dështimit të privatizimit Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe padisë së kompanisë “Axos”, tha se do të konsultohet me përgjegjësit për me pa se cila rrugë që duhet bë në këtë rast.

Sipas tij, duhet të nxjerrim mësim që Kosovës të mos i përsëriten rastet e tilla, ai madje tha se në qeverisjen e tij nuk do të lejoj një gjë të tillë, pati edhe mesazh për vartësit e tij.

“Për fat të keq nuk është i vetmi rast kemi edhe situa të tilla të ngjashme, nëse janë duke më dëgjuar kolegët e qeverisë dhe të gjithë ata që përfaqësojnë Kosovën nuk kish mujt me fal askënd që e kish sjell Kosovën në këtë gjendje në Qeverisjen time kush do qoftë ai apo ajo”.

Në vitin 2010 Qeveria e kishte filluar procesin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës. “Axos- Capital” ishte shpallur fitues pasi kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75 për qind të aksioneve në Vala e Telekom.

Privatizimi nuk kishte ndodhur pasi që në fund të vitit 2014 deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk e kishin votuar privatizimin e saj.

Kontrata, sipas kompanisë fituese, nuk u zbatua asnjëherë.  Kompania e paditi Qeverinë e Kosovës dhe proceset gjyqësore janë duke u zhvilluar.

Agron Mustafa, drejtor Menaxhues në Telekomin e Kosovës, tha kjo ishte një vizitë pune shume e domosdoshme në momentin e duhur. Ai tha se kanë folur edhe për mbarëvajtjen e punës në 3-4 vitet e ardhshme.

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha, tha se do ta bëjmë postën një ndërmarrje të vet qëndrueshme financiarisht dhe njoftuar kryeministrin për shërbimet e reja, raporton EO.

 

 

 

 

 

Të ngjashme