Haradinaj për reduktimet e rrymës: Kur jam bërë kryeministër s’ka pasur rezerva të thëngjillit

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 16:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ramush Haradinaj, në interpelancën e thirrur për të lidhur me reduktimet me energji elektrike tha se kur ka marrë nën udhëheqje Qeverinë në shtator, nuk ka pasur rezerva të thëngjillit, raporton Ekonomia Online.

“ Ndërpreja energjetike ka ndodh një periudhë të caktuar. Qeverinë e kemi marrë në shtator, ka qenë i harxhuar thëngjilli, rezerva, ka pas me u ndërpre mihja se nuk ka ndodh zhvendosja. I madh e i vogël e dinë që ka qenë kështu, edhe kush ka mbet në  Vetëvendosje e dini që ka qenë kështu, në shtator kur u marrë Qeveria Haradinaj nuk ka pasur qymyr rezervë, familjet kanë qenë aty”.

Haradinaj ka thënë se ka qenë rrezik që Kosova të mbesë pa energji elektrike.

“Cilat kanë qenë opsionet. Unë e kam gjetur atë çështje qashtu. Kemi arritur të prodhojmë energji. Për ndërprerje, edhe pse ka pas investime në energji po vetë rrjeti përfshirë pajisjet e gjenerimit në Kosovë janë të vjetra. Alternativa ka qenë pakufi me mbetë të rrezikuar pa energji.

Të ngjashme