Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook për rritjen e çmimit të faturës së pronës.
Sipas tij jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve dhe se për këtë nuk ka reaguar Qeveria e Kosovës.
Ai shkruan se kjo Qeveri po vazhdon të e gënjej popullin.
”Fatura e tatimit në pronë për vitin 2023 është shumëfishuar me një ndërhyrje të Ministrisë së Financave. Jetesa e qytetarëve është vështirësuar nga rritja e çmimeve. Përkundër këtyre fakteve të dukshme nuk kishte asnjë veprim nga Qeveria e Kosovës për frenuar inflacionin dhe për të lehtësuar jetën e qytetarve.Ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve. Me dhunë e përmes ligjit, financat e qytetarëve po barten nga xhepi i tyre në arkën e shtetit dhe në fund as nuk shpenzohet buxheti dhe as nuk mbështetet qytetari i Kosovës. Mirë po e gënjen popullin. I mirë është edhe në veprime që janë në kundërshtim me premtimet dhe me Republikën e Kosovës.Por durimi ka kufi! Mjaft!”, ka shkruaj Haradinaj në Facebook.