Haradinaj për Rugovën: Personalitet i një politike paqësore, nder që kam punuar me të

Prishtinë | 02 Dhj 2022 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se ndihet i nderuar që ka punuar me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Haradinaj në ditëlindjen e 78 të presidentit Rugova tha se e kujton si një personalitet i një politike humane, paqësore, në interes dhe në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës.

“Sot, në ditëlindjen e tij, Presidentin Rugova e kujtojmë si një personalitet i një politike humane, paqësore, në interes dhe në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës.

E kam për nder që kam punuar me të, në vitet e para të lirisë, në kohën kur kishte probleme e tema me rëndësi të madhe nacionale.

Urime ditëlindja President Rugova!”, shkruan Haradinaj.

Presidenti Rugova ka lindur më 2 dhjetor 1944, ndërsa ka vdekur më 21 janar 2006. 

Të ngjashme