Kryetari i AAK-së, dhe kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se për sa kohë presidenti i Serbisë, Aleksadërë Vuçiq e vlerëson atë të rrezikshëm atëherë sipas Haradinajt jemi në rrugë të drejtë.
Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë si reagim ndaj Vuçiqit, i cili sot tha se Haradinaj është i rrezikshëm për Ballkanin Perëndimor.
Postimi i plotë i Haradinaj:
Për sa kohë i dukem i rrezikshmëm Aleksandër̈r Vuçiqit dhe Serbisë̈, jemi në rrugë të drejtë!
Mos keni frikë, z. Vuçiq. Nuk keni nevojë të jeni nervoz. Kosova vetëm po e kërkon atë që i takon.
Nëse ju dhe të tjerët dëshironi ta shmangni një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025, ka një mënyrë shumë të thjeshtë: Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Tutje, Kosova e di rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe OKB. Me retorikë histerike nuk do të na ndaloni në të drejten tonë për të definuar të ardhmen e Kosovës.
Të gjithë duhet ta dinë që deklarata dhe betimi im për bashkim me Shqipërinë vjen si rezultat i neglizhencës së vazhdueshme të Brukselit në lidhje me Kosovën. Kosova dhe qytetarët e saj janë më pro-perëndimorët dhe si të tillë nuk e meritojnë të përbuzen, injorohen dhe kushtëzohen në pafundësi!