Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se kontributi i Sassolit do të vlerësohet gjithmonë.
“Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli. Ngushëllimet e mia për familjen, kolegët dhe miqtë. Kontributi i tij për Kosovën do të vlerësohet gjithmonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.