Haradinaj me sipërmarrësit nga diaspora: Ju jeni heronjtë tanë!

Prishtinë | 24 Maj 2019 | 21:08 | Nga Enine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës, iu ka bërë thirrje sipërmarrësve nga diaspora shqiptare që të mos heqin dorë nga investimet në Kosovë.

Thirrjen, ai e bëri nga mbrëmja gala e cila u mbajt në kuadër të Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare, organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare.

“Jemi prej atyne popujve që skem me heqë dorë prej të drejtës sonë. Kur vjen në Kosovë ke vështirësi por ai qe dorëzohet fajin e ka vet. Sikur të ishim dorëzu ne shqiptarët e drejta jonë ish zhdukë. Vetë kam qenë punëtor krahu në Zvicër, kemi qenë të gjithë ndihmësa, por krejt kemi qenë luftëtarë dhe ja ku kemi mbërri. Ju lus ti kujtoni ato ditë të vështira kur ja keni nisë. Ka plot prej atyre që kanë zbritë prej stacionit dhe nuk kanë ditë ku kanë me e kalu natën. Sipërmarrës mos lejoni pengesat me ju ndalë. Unë e shoh që jeni luftëtarë dhe që keni ecë përpara po mos u kënaqni me këtë rezultat sepse ka shumë e më shumë mundësi. Jemi të interesuar të gjithë me ecë përpara. Unë kam qenë enverist e kam dashtë Enver Hoxhën. Unë kam qenë anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës. Por sot jam qendër e djathë politike”.

“Jeta jonë është e bazuar në krijues, nuk po flas për zotin se ajo bën pjesë të besimi, por për krijuesit në tokë, jeni ju që krijoni vlerë të shtuar ekonomike. Këta janë heronjtë tanë, vlera jonë për këtë jam qendër e djathtë. Kur shumë prej jush e ktheni mundin e juaj unë e di kush ka me qenë populli jem. Jam i bindur se mundeni me bë këtë. Jam i bindur që secili shqiptar në diasporë ka mundësi një pjesë të hyrave të veta me kthy në Kosovë, jo më vec për dasma, kur jemi ngushtë si familje por me i kthy në investime. Nëse kanë mund plot të tjerë me qenë të zot jam i bindur se nuk ka popull më të zotin se ne”.

“Kemi gabime, të meta po njerëz jemi. Por nuk heqim dorë prej këtij vendi. Sipërmarrës mos harroni edhe unë prej krejt rrugës sime kam vendosë me hy në strehën e juaj, kam vendosë me ecë me ju që të ndodhë zhvillimi ekonomik në vendin tonë mos me e pa më popullin tonë si në rastin kur u hap kufiri i Shqipërisë. Ne kemi nevojë me na kuptu popujt e qeveritë e huaja. Ju mund të bëni shumë që me na kuptu drejtë. Kemi nevojë për ju, mos heqni dorë prej të vërtetës së vendit tuaj, nuk ka më mirë se me qenë shqiptar”.

Yll Blakaj, Kryetar i Degëve organizatore të Konferencës nga RRBDSH tha se diaspora është e gatshme gjithnjë që të investojë në Kosovë.

“Sot po japim mesazh të qartë se diaspora ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë e gatshme të investojë dhe të mbrojë trojet e veta. Kërkojmë nga ju kryeministër të mos ndaleni me klimën e investimeve nga diaspora. Ky është mesazhi i të rinjve se me investimet e diasporës dhe eksportet që parashohin prodhuesit të bëjnë mund që të ketë vend të mirë, mirëqënie dhe konsum”.

Dardan Gashi, Ministër i Diasporës i Republikës së Kosovës tha se marrëveshjet që u nënshkruan sot i japin bizneseve hapësirat në Parkun e Bizneseve të Malishevës.

“Sot do të nënshkruajmë marrëveshje me Unionin e Bizneseve të Gjermanisë si qeveri e Kosovës, MTI që të arrihet kjo marrëveshje bashkë me zvkryeministrin Limaj dhe kryeministrin për ti dhënë në dispozicion bizneseve dhe diasporës Parkun e Bizneseve të Malishevës që do jetë në dispozicion për bizneset e diasporës, pra ajo që jeni ankuar më herët që bizneset e diapsorës janë keqtrajtuar kur kanë ardhur në Kosovë, që u janë stërshitur tokat me cmime marramendëse, pra qeveria të ja jap në dispozicion”.

Në emër të Lazim Destani, Kryetar Nderi i RRDBSH-së, Skënder Xhakaliu, tha se takimi ka dhënë mesazhin se bashkë janë të fuqishëm ashtu si edhe sjellin suksese.

“Si çdohere motoja e Destanit ka qenë që të bashkuar jemi të fuqishëm andaj edhe ky takim ka dhenë mesazh pozitiv se vetëm kur jemi të bashkuar kemi suksese”.

Të ngjashme