Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se duhet të vendoset një rregull për udhëtimet jashtë vendit dhe deputetët duhet të jenë transparentë.
“Mendoj se është shumë me rëndësi me vendosë një rregull në të. Edhe Kosova duhet me udhëtu me i kry punët e veta, por duhet të vendoset një rregull trasparent. Nuk jam i sigurt si ka qenë situata në Sofje dhe kostoja nuk ka qenë e madhe se kanë shku me makina”.
Lidhur me situatën në Telekomin e Kosovës, Haradinaj tha se zgjidhja për daljen nga gjendja e krijuar është sjellja e një investitori, raporton Ekonomia Online.
“Mendoj se dalja prej kësaj gjendje është me pru një investitor në kompani, ndryshe gjendja do të jetë shumë e vështirë”.