Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me uljen e subvencioneve për vreshtarët.
Sipas Haradinajt, ky veprim i Qeverisë është prerje në besë ndaj premtimeve dhe pritjeve të vreshtarëve.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:
Vendimi i Qeverisë për zbritjen e subvencioneve direkte për vreshtarët, nga 1000 euro sa ishin, në vetëm 400 euro, është goditje e rëndë për vreshtarinë, sektor i cili edhe në kushte normale ekonomike operon me vështirësi.
Ky veprim i Qeverisë është prerje në besë ndaj premtimeve dhe pritjeve të vreshtarëve për rritjen e subvencionimit të premtuar.
I rekomandojmë Qeverisë së Kosovës që të shfuqizojë këtë vendim dhe të vendos të kundërtën, rritjen e subvencioneve për vreshtarët.
Vreshtaria është burim i jetës për më shumë se 4700 familje e gjithashtu potencial për rritjen e eksportit, andaj nuk duhet të shkurtohet përkrahja për ta!