Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Gerti Bogdani.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ndarja nga jeta e Bogdanit, është hunbje e madhe për shoqërinë shqiptare.
“I prekur nga lajmi për ikjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Gerti Bogdani! Shkuarja e tij ne amshim është humbje e madhe për shoqërinë shqiptare.
Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bogdani, miqve dhe kolegëve!
Gerti u prehtë në paqe!”, është shprehur Haradinaj.