Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Yll Çekut në Qyshk të Pejës, ku familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit.
Përmes një postimi, Haradinaj e ka cilësuar ndarjen nga jeta të tij si një humbje të rëndë për familjen dhe të afërmit.
“Sot në Qyshk të Pejës i dhamë lamtumirën e fundit Yll Çekut. Një ndarje e rëndë nga jeta, që ka lënë dhimbje të madhe te familja dhe miqtë”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen Çeku dhe të afërmit, duke theksuar se bashkëndjen me ta në këto momente të vështira.
“Bashkëndjej me mikun tim Agimin për humbjen e nipit të tij, si dhe me prindin e Yllit, Arsimin, si dhe gjithë familjen Çeku, duke uruar ta gjejnë forcën për ta përballuar dhimbjen”, ka shtuar Haradinaj.
Në fund, ai ka shprehur lutjen që i ndjeri të prehet në paqe. “Ylli u prehtë në paqe!”, ka shtuar ai.