Haradinaj për vendimin e Qeverisë: Kosova nuk është shtet i diktaturës!

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 23:08 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kundërshtuar vendimin e marrë nga Qeveria për kufizim të lirisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk është shtet i diktaturës por i frymës së demokracisë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Vendimi i Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes njëanshmërisht është shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit!

Edhe në kohë krizash gjëja më e çmueshme e shtetit është demokracia dhe Kushtetuta. Çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë.

Kosova nuk është shtet i diktaturës por i frymës së demokracisë.

Të ngjashme