Pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka reaguar ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se më Veselin ishin bashkë në kohët më të vështira, janë bashkë edhe sot.
“Ishim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot!”, ka shkruar Haradinaj.
https://www.facebook.com/179643115493444/posts/2215337821923953/?d=n