Haradinaj për vizitën e Kurtit në veri: Ka shkuar për ta mashtruar Lulzim Hetemin

Prishtinë | 04 Pri 2024 | 11:45 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vizita e kryeministrit Albin Kurti dje në veri ka pasur qëllim që “të mashtrojë”, kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi, duke i thënë se “është patriotike me të shkarkuar me peticion përmes serbëve”, Ekonomia Online.

Kreu i AAK-së ka thënë se qëllim tjetër ka pasur që ta mbulojë dështimin kreu i ekzekutivit.

“Tani ai po mundohet me mbulu disa lëshime që po i bënë i bërë edhe për tu arsyetuar kryesisht tekë votuesit e tij. Ishte rasti i tokës për Manastirin e Deçanit. Tani lëshime të tjera ose letra e tre udhëheqësve institucionalë ishte pastër marrje e obligimit për zbatim të Asociacionit”.

“Organizmi i peticionit, aty ku ka shkuar Kurti, Kurti po paguan pare për të shkarkuar atë, pra zotin Hetemi, shumë jologjike. Me siguri ka shkuar të mashtrojë edhe Lulzimin me i thënë është patriotike me të shkarkuar me peticion përmes serbëve”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i Aleancës ka komentuar edhe trevjetorin e zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente.

“Inekzistente, ne kemi vetëm një pushtet, ai është Kurti dhe të gjithë të tjerët janë staf i tij”, ka thënë ai.

Të ngjashme