Haradinaj për zjarrin në Comodita: Prodhimi po vazhdon dhe vendet e punës po ruhen

Prishtinë | 10 Jan 2026 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka vizituara objektin Comodita ku ditë më parë u përfshi nga zjarri. Ai ka lavdëruar punën e punëtorëve në Comodita, duke thënë se edhe përkundër zjarrit, gra e burra po punojnë me duart e tyre të arta e po vazhdojnë prodhimin.

Ai tha se këtu u sigurua edhe se po ruhen vendet e punës.

“Produktet Comodita, nga duart e arta të shumë zonjave dhe burrave në fabrikën në Gjakovë, kanë fituar besimin e klientëve në mbarë botën. Shumë familje sigurojnë jetesën e tyre si të punësuar në kompaninë Comodita dhe në kompanitë e tjera të Devolli Corporation. Sot u binda se, edhe pse ndodhi një zjarr dhe dëmet ishin shumë të mëdha, prodhimi po vazhdon dhe vendet e punës po ruhen. Edhe një herë, faleminderit të gjitha institucioneve që ndërhynë dhe ndihmuan në ndaljen e zjarrit. Zoti i ruajtë dhe i ndihmoftë prodhuesit tanë në Kosovë”, shkroi ai.

Të ngjashme