Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka kaluar mirë me zjarrfikësit, që po protestojnë para Qeverisë së Kosovës tash e disa orë.
Në shenjë zemërimi, njëri nga protestuesit nuk ka kursyer fjalorin, duke e quajtur kryeministrin e Kosovës hajn.
Haradinaj tha se nuk i ka vjedhur askujt asgjë dhe me ton kërcënues i ka kërkuar të ketë kujdes çfarë po flet, raporton Ekonomia Online.
“Kush është ai që po thotë hajn, s’e di a ia kom vjedh babën a nanën… Le t’kallxon. Tanë jemi të qitij vendi, mos gaboni…”
Haradinaj i ftoi për kafe brenda objektit të Qeverisë. Ai tha se në sallë ka vend vetëm për 30 persona.
“Po e nij dikon duke thanë hajna. Nëse jam hajn atëherë shkoni në shpi se nuk kemi çka folim. Në sallën P 38 a po vini një kafe”.
Haradinaj: Zjarrfikësve të Kosovës do t’u bëhet zgjidhje afatgjate, përmes ligjit
Kryeministri Ramush Haradinaj, në takimin me përfaqësuesit e sindikatave të zjarrfikësve, iu ka thënë se Qeveria e vendit është shtëpia e tyre dhe këtu do t’u ofrohet zgjidhje kërkesave që ata kanë.
“Për herë të parë, kjo Qeveri po merret me kërkesat e zjarrfikësve, të cilat datojnë prej dekadash”, ka theksuar Haradinaj.
“Ne kemi iniciuar krijimin e një koncept dokumenti i cili shumë shpejt do të vijë për diskutim në Qeveri dhe do të bëhet ligj, duke i hapur rrugë zgjidhjes afatgjate të problemeve dhe kërkesave të tyre”, ka shkruar Haradinaj, në faqen e tij në Facebook.