Kryeministri Ramush Haradinaj do të merr pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Poznan të Polonisë.
Në këtë samit do të mer pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri francez Edouard Philippe si pjesë e procesit të paraanëtarësimit në Berlin.
Pjesëmarrjen e Haradinajt për ditën e nesërme në këtë takim e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.
“Kryeministri Haradinaj nesër do të përfaqësojë Kosovës në takimin e samitit të Ballkanit Perëndimor”.
Rreth 1,500 vetë pritet të marrin pjesë në samitin, duke përfshirë më shumë se 1000 mysafirë të huaj.
Procesi i Berlinit është një iniciativë ndërqeveritare e udhëhequr nga Gjermania për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal.
Iniciativa përfshin tetë vende të BE-së, gjegjësisht Gjermaninë, Francën, Italinë, Austrinë, Slloveninë, Kroacinë dhe Britaninë e Madhe. Polonia u bashkua me projektin vitin e kaluar dhe ka marrë përsipër presidencën e saj në janar.