Haradinaj: Përgjegjësia për formimin e institucioneve bie mbi Albin Kurtin

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 10:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka komentuar përpjekjet e VV-së dhe LDK-së për formimin e qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë të mos ketë ndonjë pikëpamje sa i përket postit të presidentit pasi që janë parti opozitare, por ka thënë se barra për formimin e institucioneve bie mbi zotin Kurti.

“Ne jemj parti opozitare nuk jemi pjesë e bisedave dypalëshe LDK-VV, baza bien mbi mandatarin për krijim e qeveris temat që lidhen me këtë por gjinden alternativa. Sipas përvojës barra vjen mbi parinë fituese për formimin e qeverisë. Aleanca nuk obligohet nga diskutimet dypalëshe, nuk kemi pikëpamje sa i përket çështjes së presidentit. Është në përgjegjësisë e zotit Kurti formimi i institucioneve”, ka thënë Haradinaj.

Këto komente ai i bëri pas konferencës së përbashkët për medie me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ku diskutuan për projektet e gjenerimit të energjisë elektrike nga era në fshatin Selac të Bajgorës, me kapacitet prej 105 megavatesh.

Të ngjashme