Haradinaj: Përkujdesja për dinjitetin e pensionistëve detyrë dhe përkushtim i Qeverisë

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëve, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, prirë nga kryetari Sylejman Metaj.

Me këtë rast, Haradinaj, falënderoi pensionistët për kontributin e tyre dhënë ndër vite, duke thënë se Qeveria po angazhohet në vazhdimësi në përmirësimin e kushteve jetësore të pensionistëve kosovarë.

“Me aprovimin e vendimit për rritjen e pensioneve bazike-sociale, kontributdhënëse dhe të parakohshme, Qeveria e Kosovës ka realizuar njërin nga prioritetet e saj dhe një nga proceset e identifikuara për përafrimin e Kosovës me BE-në”, tha Haradinaj.

Haradinaj e ka konsideruar si detyrë të të gjitha institucioneve të vendit përkujdesjen për dinjitetin e pensionistëve.

Ndër temat e takimit, ishte edhe realizimi i së drejtës legjitime të kthimit të fondeve pensionale nga shteti serb.

Ndërkaq, kryetari Sylejman Metaj, falënderoi Haradinajn dhe Qeverinë në përgjithësi për angazhimin e tyre në përpjekje të përmirësimit të kushteve të pensionistëve dhe realizimin e të drejtave të tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme