Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar në 23-vjetorin e rënies bashkëluftëtarin e tij në rrugën e lirisë, Adrian Krasniqin.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ai është udhërrëfyes i brezave për vlerën që ka liria.
“Adrianin e kisha mik e bashkudhëtar në rrugën e lirisë. Sot ai është udhërrëfyes i brezave, se sa vlerë ka liria, e sa e madhe është dashuria për Atdheun. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.