Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përkujtuar heroin Sadedin Shehu në 21 vjetorin e rënies.
“Në 21-vjetorin e rënies kujtojmë me përulje Heroin e Kosovës, Sadedin Shehun. I rritur në frymën e atdhedashurisë, ai u ngrit në ushtar shembullor për t’i shërbyer me nder Atdheut. Lavdi e përjetshme Sadedinit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij të rënë për lirinë e Kosovës!”, shkruan Haradinaj në Facebook.