Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Gjergj Kastriotin një ditë para përvjetorit të vdekjes së tij.
Ai tha se Skënderbeu është gjithmonë frymëzim për shqiptarët duke e quajtur edhe kryprinc të popullit.
“Më 17 janar 1468, pushoi së rrahuri zemra e themeltarit të Shqipërisë, kryeprincit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjenerali që sfidoi superfuqitë e kohës, është gjithmonë frymëzimi për secilin që ndjehet shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Vepra e tij gjithmonë ndezi shkëndijat e kryengritjeve për liri. Lum shqiptarët që e kishin. Lavdi e përjetshme!”.