Haradinaj përkujton Zahirin, thotë se liria po na rrezikohet prapë

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 12:53 | Nga

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nga Franca ka përkujtuar heroin Zahir Pajaziti me rastin e 20-vjetorit të rënies së tij, së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

Haradinaj, e ka vlerësuar lart veprën e tre heronjve, por edhe mijëra të tjerë për të cilët tha se janë pengu i kësaj lirie që nuk na e marrin dot, shkruan Ekonomia Online.

Postimi i plotë i Haradinajt në facebook:

Sot u rivarrosën eshtrat e një luftëtari të madh, aty në vendin e lavdisë, në Memorialin e Zahirit, që do të jetë strehë lavdie edhe për luftëtarë të tjerë!

E nisa vet idenë e ndërtimit të këtij memoriali dhe shpejt do të jem aty, për ta parë sa hije i ka Zahirit me shokë!
Sa të jetë jeta, në nderim të të rënëve për liri, të cilën po na e rrezikojnë prapë!

Zahiri, Edmondi, Hakifi, por edhe mijëra të tjerë heronj e dëshmorë, janë pengu i kësaj lirie që nuk na e marrin dot.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme