Haradinaj përsërit se sundimi i ligjit është prioritet i Qeverisë

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 10:57 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka përsëritur se prioritet i qeverisjes së tij mbetet sundimi i ligjit.

Kjo sipas kreut të ekzekutivit është dëshmuar me punë e bërë deri më tani në këtë sektor, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i bëri në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, ku ka filluar procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

“Sundim i ligjit është prioritet i qeverisë, këtë e kemi dëshmuar. Ky rishikim është në linjë me objektivat tona strategjike”.

“Rikonfirmoj zotimet tona për forcimin e ligjit. Shpreh falënderim për partneret. Ky rishikim është historik në vendin tonë dhe këtë ta bëjmë së bashku”.

“Qeveria, duke pasur prioritet avancimin e sistemit të drejtësisë, e ka parë të arsyeshme një studim të mirëfilltë të gjithë sektorit, e që sot shihet se ky rishikim funksional i sektorit të sundimit të ligjit është në linjë me objektivat tona strategjike dhe në funksion të zbatimit të obligimeve të Kosovës ndaj proceseve integruese euroatlantike dhe njëkohësisht ndaj partneritetit me partnerët strategjikë që i ka vendi”.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, kreu i Kuvendit Kadri Veseli e personalitet të tjera.

Të ngjashme