Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënës e Kosova është duke treguar përmirësime në raport me lirinë e shtypit.
Haradinaj në një postim në Facebook ka përshëndetur raportin e organizatës “Reporterët pa Kufij” që ka renditur Kosovën në vendin e 75-të nga 180 vende në botë sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2019.
Postimi i Haradinajt:
Inkurajues dhe për t’u përshëndetur raporti më i ri i organizatës “Reporterët pa Kufij” që ka renditur Kosovën në vendin e 75-të nga 180 vende në botë sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2019. Mediat e lira janë shtyllë e një shoqërie demokratike dhe në këtë drejtim Kosova është duke treguar përmirësime. Një peizazh i medias solide dhe pluraliste nënkupton që demokracia jonë po forcohet dhe pjekur në një drejtim të mirë.