Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot të pagjeturit duke thënë se plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre.
Haradinaj ka thënë se Dita e të Pagjeturve shënohet në ditën e masakrës së Mejës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se nuk do të rreshtin së kërkuari drejtësi.
“Nuk rreshtim së kërkuari. I kujtojmë çdo ditë. Na mungojnë çdo festë e gëzim. Plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre. E nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës në Meje e Korenicë”.
“Me qindra jetë të humbura e të martirizuara vetëm pse ishin shqiptarë. Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin e tyre. Kurrë nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi”.