Haradinaj: Po e luftojmë korrupsionin, kemi marr lëvdata nga BE-ja dhe ShBA-ja

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 14:23 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka njoftuar ministrat për politikat dhe veprimet e Qeverisë kundër korrupsionit në “Javën e luftës kundër korrupsionit”.

Haradinaj tha se Qeveria e vendit ka punuar në luftimin e korrupsionit dhe për këtë ka marrë mbështetje edhe të BE-së dhe ShBA-së, raporton Ekonomia Online.

“Kemi mbledh disa të dhëna, buxheti i institucioneve të drejtësisë është rrit për 31% dhe kjo flet për fokusimin tonë në rend dhe ligj pa e lënë anash se pagat për prokuror dhe gjykatës janë rrit 100%. Është punuar që të paguhen edhe orët shtesë të policisë”.

“Sot Kosova ka vërtet ligje që ndihmojnë luftën kundër korrupsionit. Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve, ligjin për gjykata, ligji për noterinë e tjera. Qeveria e Kosovës ka punuar në luftën kundër korrupsionit, për këtë kemi marr lëvdata edhe nga BE edhe nga ShBA-ja”.

Ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri tha se po punohet në Kodin e Procedurës Penale, raporton EO>

“Në kodin e procedurës penale përfshihet edhe ligji për zyrtarët me aktakuza që të mos mund të shërbejnë në pozitat e tyre”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2205382033049228/?notif_id=1544525531297399&notif_t=live_video_explicit

Të ngjashme