Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Samitin e Brdo-së në kuadër të SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore). Samiti ka nisur punën në 10 të mëngjesit, derisa pjesë e saj janë 13 shtete të Evropës Juglindore. Organizimin e sivjetmë të këtij samiti e ka bërë Sllovenia, e cila e kryeson edhe SEECP-në këtë vit.
Forcimi i bashkëpunimit rajonal, fqinjësia e mirë, stabiliteti dhe siguria dhe marrëdhëniet e zgjeruara ekonomike, janë disa nga temat e këtij samiti.
Kosova u bë pjesë e SEECP në vitin 2014 derisa po synon të marrë kryesimin e saj për vitin 2019 – 2020.