Haradinaj: Po vazhdojmë dialogun me ndërkombëtarët për ushtrinë, KFOR-i garantues i sigurisë

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 12:36 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, në takimin prezantues për arritjet dhe planet në sigurinë e Kosovës, me theks të veçantë për FSK-në, me ambasadorët e akredituar në Kosovë, tha se janë të përkushtuar të vazhdojnë dialogun me partnerët ndërkombëtar për formimin e ushtrisë.

Haradinaj ka thënë se nuk duan të jenë në konflikt me mandatin e KFOR-it. Sipas tij, KFOR-i është gjithmonë i mirëseardhur në Kosovë sepse kontribuon në sigurinë e vendit, raporton Ekonomia Online.

“Arsyeja pse kemi kërkuar që të jeni prezent dhe kemi marrë kohën tuaj ka të bëj me informimin tuaj me përpjekjet e FSK-së brenda mandatit të saj, të arriturat e FSK dhe perspektivën e tranzicionit të forcave në ushtri”.

“Qeveria ka kaluar në pjesën e diskutimit. Kemi pas dialog me të gjithë partnerët ndërkombëtare dhe jemi të përkushtuar që të vazhdojmë me këtë dialog  siç e dini se FSK është një forcë multi-etnike ne jemi në shtëpinë tonë”.

“Dëshirojmë të ju konfirmojmë para jush përkushtimin tonë se FSK  është forca është partneritet për paqe. Ne nuk dëshirojmë të jemi ne konflikt me mandatin e KFOR-it”.

“KFOR është i mirëseardhur tash e gjithmonë, na ndihmon që e kemi siguri për të gjithë qytetarët”.

Pas deklarimit të kryeministrit, mediave u është kërkuar të lëshojnë sallën e takimit, derisa është paralajmëruar një konferencë për gazetarë pas përfundimit të takimit.

Të ngjashme