Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar Kamenicën.
Në llogarinë në Facebook, ai tha se është njoftuar se policia e kësaj zone kudirare participon vet për servisimin e automjeteve.
Haradinaj thotë se është alarmuar pasi policia e Kosovës e ruan kufirin por nuk iu lejohen armët të gjata.
“Sot isha me disa miq në Kamenicë dhe për çudi policia e kësaj zone kufitare participon vet për servisim të automjetit. Madje Policia kryen detyrat e saj me automjete të dhuruara nga Komuna e që as një parakusht nuk e plotësojnë. Ata e ruajnë kufirin e nuk ju lejohen armë të gjata”.
“Kjo është e turpshme për këtë shtet e këtë qeveri!”, ka thënë Daut Haradinaj.