Kryeministri i Kosovës, ka thënë se pagat e veteranëve, të cilat ata do t’i marrin sot pas tre muajsh vonesë, në të ardhmen më nuk do të ndodhë.
Ka thënë se premtimi i tij dhe i Qeverisë sot u jetësua.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Sot është jetësuar premtimi im dhe i Qeverisë, se veteranët e luftës së UÇK-së do t’i marrin pagat e tyre deri të premten, më 10 nëntor.
Shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën retroaktive për muajin Gusht, Shtator dhe Tetor 2017.
Njëherësh nga Qeveria është siguruar linja buxhetore, që vonesa të tilla të mos ndodhin në të ardhmen.
Fjala e dhënë – fjalë e mbajtur!