Haradinaj premton mbështetje financiare për delegatët e 2 Korrikut

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 16:32 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një grup të delegatëve që nënshkruan Deklaratën Kushtetuese më 2 korrik 1990.

Kryeministri Haradinaj tha se në Kuvend ekziston një iniciativë ligjore lidhur me statusin e delegatëve. Ai tha se shpreson që parlamenti do ta përkrahë këtë iniciativë, raporton Ekonomia Online.

“Në nder të 2 korrikut, të deklaratës së 2 korrikut që i ka vë bazë veprimeve të mëtejshme për me qenë Kosova e pavarur, e kam pasë nderin të presë delegatët e gjallë”, tha Haradinaj.

“Ka një iniciativë ligjore, mund të ndodhë që do të procedohet më tutje si ligj për statusin e delegatëve. Nëse kalon nga parlamenti ne do ta përkrahim, si qeveri ka një kosto. Mendoj se është me rëndësi që kjo të ndodhë. Nuk është një ngarkesë, është një ngarkesë krejt financiare për Kosovën, por më shumë është një nder”, shtoi ai.

Iljaz Ramajli, kryetar i Kuvendit të asaj kohe, tha se sikurse edhe në vitet e 90-ta, edhe sot ka nevojë për një unifikim politik.

“Ju falënderoj zotëri kryeministër për kujdesin që keni tregu. Na si delegatë i parashtrum disa çështje që janë me interes vetëm për delegatë e që ka të bëjnë me mbështetjen materiale të tyre, kryeministri pati mirësinë të na njoftojë për disa çështje kyçe”.

“Kosova është me një situatë mjaft delikate. Unë besoj duke u mbështetë në përvojën e viteve 90-ta edhe sot është i rëndësishëm një unifikim”.

Gjatë ditës, grupi i njëjtë është takuar edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Të ngjashme