Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në shtëpinë e tij kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.
Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, ku ka shkruar se ka pritur homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe bashkëshorten e tij.
“Bashkë me Anitën, mirëpritëm në shtëpinë tonë mikun dhe homologun tim maqedon, Zoran Zaev, me bashkëshorten e tij, Zorica, me dëshirën që miqësia jonë të reflektojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë”, ka shkruar Haradinaj, në faqen e tij, ku ka postuar dhe një fotografi.