Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është mrekulluar nga puna e palodhshme e boksieres kosovare Donjeta Sadiku.
Haradinaj pas një takimi me kampionen europiane për të rinj tha se asaj dhe klubit ku ushtron Donjeta u duhet ndihmë më e madhe nga shteti.
“Donjeta Sadiku, sot është një emër i ri i sportit të Kosovës, që po i kap majat e sportit ndërkombëtar. Ajo dhe Klubi i saj ‘Gollaku’ kanë nevojë për mbështetje më të madhe të shtetit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Unë, në takimin me Donjetën dhe trajnerin e saj, u mrekullova me punën e palodhshme dhe me sukseset kulmore të tyre”.