Haradinaj pret në takim Ipeshkvin Dodë Gjergji

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 15:50 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me bashkëpunëtorë, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vend.

Krerët e Kishës Katolike Shqiptare të Kosovës e përgëzuan kryeministrin Haradinaj për dinamikën e re qeverisëse, duke shprehur mbështetjen për institucionet e shtetit – me lutje – për një frymë të re.

Kryeministri Haradinaj, me këtë rast e njoftoi Ipeshkvin Gjergji për Projektligjin për Liritë Fetare, i cili tashmë ka kaluar në lexim të parë edhe në Kuvendin e Kosovës, i cili do të rregulloj mirëfunksionimin e të gjitha bashkësive fetare në Kosovë.

 “Bashkëjetesa, bashkëpunimi dhe toleranca në mes të komuniteteve të të gjitha besimeve fetare në Kosovë është vlerë e traditës e cila duhet çmuar”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, Imzot Dodë Gjergji, përshëndeti angazhimin e kryeministrit Haradinaj për procedimin e Projektligjit për Liritë Fetare, duke vlerësuar harmonin ndërmjet bashkësive fetare në Kosovë, e cila sipas tij është kultivuar dhe vazhdon të jetë prezentë në shoqërinë kosovare.

Ipeshkvi tha se, Kisha duke u përpjekur ta ruaj vetveten e ruan edhe imazhin e Kosovës.

 

Të ngjashme