Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se raporti i Bashkimit Evropian (BE) për vizat që do të bëhet publik më 28 qershor do të jetë pozitiv, raporton Ekonomia Online.
“Ne kemi pasur mundësinë me i taku raportuesit nga BE dhe jam thellë i bindur që materia e atij raporti është substanciale dhe do të çmohet nga raporti i BE së. Ky raport me sa di do të vijë me të 28 qershor”.
Ditë më parë, presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se në dialogun me Serbinë do të diskutohet edhe për demarkacionin e kufirit mes dy shteteve.
Lidhur me këtë çështje, kreu i ekzekutivit tha se sikurse demarkimi me vendet mike të Kosovës edhe ai me Serbinë do të jetë i rëndësishëm.
“Unë kam pasur kujdesin më të madh që dialogu të trajtohet me seriozitetin më të madh. Demarkacioni është proces i rëndësishëm kur ndodh me vendet mike e lëre më me Serbinë”, tha Thaçi