Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar ekspertin amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer.
Haradinaj, këshillat e miqve amerikanë i ka quajtur të vlefshme për politikën e Kosovës.
“Kënaqësi ta takoj analistin për çështjet e Europës Juglindore dhe të Kosovës në veçanti, Daniel Serwer. Me ekspertin amerikan të politikave të Ballkanit, bashkëbiseduam për proceset që po i kalon Kosova në rrugëtimin e saj euro-atlantik dhe për politikat e BE-së për zgjerim. Këshillat e miqve amerikanë janë të vlefshme për politikën tone”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në Facebook.