Kryeministri Ramush Haradinaj, priti sot në takim Presidentin Hashim Thaçi.
Haradinaj dhe Thaçi biseduan rreth bashkërendimit në përmbushjen e agjendës shtetërore që ndërlidhet me integrimet euro-atlantike, sundimit e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, thuhet njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Të dy liderët institucional u pajtuan për koordinimin e strategjisë dhe veprimeve të përbashkëta rreth sfidave me të cilat po ballafaqohet Kosova, në konsolidimin shtetëror dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.