Haradinaj: Po rritet propaganda për përkrahje të Demarkacionit

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 15:40 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj duke komentuar çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ka thënë se po hetohet një rritje e propagandës për përkrahje të versionit të gabuar të demarkacionit.

Qeveria, sipas tij po deklarohet sikur kjo çështje është e përfunduar.

“Dje është lansuar një lajm sikur NATO e ka përmbyllur demarkacionin. Kjo nuk është e vërtetë… Ne shpresojmë se do të ndryshojnë qëndrimet për gjetje të zgjidhjes në tryezën e 3 gushtit”.

“Jam i habitur se si nuk po ndërrojnë qëndrim kur edhe deputetët e koalicionit po deklarojnë se Kosova po humb territor”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media gjatë së cilës prezantoi dy aderime.

Ai po ashtu, ka thënë se do të vazhdojnë me kundërshtim të Demarkacionit me Malin e Zi. Njëra nga format e kundërshtimit, ai tha se do të jetë sikurse më parë me anë protestës nga qytetarët.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka prezantuar kryetarin e degës së AAK-së në Fushë Kosovë, Ahmet Greiçevci, si dhe anëtarin e ri të kësaj partie, Nuhi Gërgurin.

“Sot po vërtetojmë se jemi më të fortë në Fushë Kosovë. Kështu është Ahmet Greiçevci, anëtar i ri i AAK-së dhe i cili nga sot merr drejtimin e degës në Fushë Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, për familjen Greiçevci kanë dëgjuar të gjithë, si familje patriotike dhe punëtore.

“Sot po vërtetojmë se jemi më të fortë në Fushë Kosovë. Kështu është Ahmet Greiçevci, anëtar i ri i AAK-së dhe i cili nga sot merr drejtimin e degës në Fushë Kosovë”, ka thënë ai.

Sa i përket Nuhi Gërgurit, Haradinaj ka thënë se është aktivist i çështjes kombëtare, veteran dhe i plagosur në luftë, por edhe sipërmarrës i suksesshëm.

 

Të ngjashme