Haradinaj: Prezenca e NATO-së në Kosovë, e nevojshme

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 16:35 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar  një takim me udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), kryesuar nga drejtori, Gjeneral Ralf Hoffmann.

Në këtë takim është biseduar për tranzicionin e FSK-së në Forca të Armatosura, për mbështetjen e paqes dhe sigurisë për të gjithë, për domosdoshmërinë e vazhdimit të pranisë së NATO-s në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin tonë të rregullt në forcimin e institucioneve të sigurisë.

Duke theksuar kontributin e Kosovës në sigurinë rajonale dhe profesionalizmin e institucioneve të sigurisë, kryeministri Haradinaj theksoi përkushtimin që Kosova në një të ardhme të afërt të jetë pjesë eAleancës Veri- Atlantike.

“Një ushtri e modeluar sipas kritereve të NATO-s, profesionale dhe gjithëpërfshirëse, do të jetë aleat i besueshëm e kredibil për siguri dhe paqe të qëndrueshme në rajonin tonë dhe më gjerë”, tha Kryeministri Haradinaj.

Drejtori i NALT-it, Gjenerali Ralf Hoffmann, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme