Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur me ceremoni ushtarake në Gjermani.
Haradinaj në bundestagun gjerman do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe me disa deputetë, njofton Klan Kosova.
Kjo vizitë e Haradinajt në Gjermani po zhvillohet rreth një muaj para takimit që do të mbahet në fillim të korrikut në Paris, në vazhdën e takimeve për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.