Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim inxhinierin e naftës, afaristin dhe humanistin amerikan, Benito Mares, të cilin e njoftoi për interesimin e Kosovës për të qenë pjesë e Tubacionit Trans Adriatik (TAP), si degë e korridorit të gazit jugor nga Azerbajxhani përmes Turqisë deri në Shqipëri.
Haradinaj ka vlerësuar lart punën humanitare të afaristit Mares në Kosovë, i cili ka bashkëfinancuar fazën e dytë të kompleksit përkujtimor për UÇK-në në Marinë, por edhe i disa veprimtarive tjera të sfondit humanitar.
Naftëtari Mares tha se ka marrë iniciativën që të bëhet studimi i fizibilitetit të TAP që Kosovës nuk i kushton para, por vetëm mbështetje administrative nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.