Haradinaj, priti në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Me këtë rast, Haradinaj, ka falënderuar ambasadorin gjerman për përkrahjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi, që nga paslufta deri në ditët e sotme në të gjitha fushat.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së projekteve të të dyja vendeve, veçmas Parkun Inovativ Trajnues në Prizren, projekte në fushën e ekonomisë dhe rritjen e këmbimeve tregtare.

Ndër të tjerash, duke kujtuar zgjedhjet e jashtëzakonshme që mbahen më 6 tetor, kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka përmendur faktin që Kosova ka treguar nivel të lartë demokratik me procesin e ri zgjedhor dhe faktin që si vend janë të përkushtuar për dialog dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, siç janë të orientuar në rrugën euro-atlantike dhe në partneritet të plotë strategjik me aleatët e Kosovës.

Nga ana e tij, ambasadori gjerman, Christian Heldt, e ka falënderuar, Haradinajn, për bashkëpunimin, duke shprehur gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të ngjashme