Haradinaj priti në takim lamtumirës shefen e zyrës greke në Kosovë

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 16:09 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim lamtumirës, shefen e Zyrës greke në Kosovë, Konstantina Athanassiadou, të cilën e falënderoi për kontributin e dhënë gjatë misionit të saj në Kosovë dhe i shprehu vlerësimet e Qeverisë për rolin e Greqisë në ndërtimin e raporteve bilaterale.

“Integrimi në strukturat euroatlantike është prioritet i institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës dhe mbështetja e Greqisë në këtë fushë është e nevojshme”, ka thënë Haradinaj, duke kërkuar nga Greqia njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vazhdimin e partneritetit ekonomik e diplomatik.

Shefja e Zyrës greke në Kosovë, Konstantina Athanassiadou, theksoi se qasja konstruktive e Greqisë karshi Kosovës do të vazhdojë, si rezultat i bashkëpunimin korrekt me të gjitha institucionet në vend.

Haradinaj dhe shefja e zyrës në largim e Greqisë, Athanassiadou, u dakorduan për angazhim të përbashkët për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme