Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të takimeve të shumta në shënim të përvjetorit të dhjetë të shtetësisë së Kosovës, sot ka pritur në takim mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin amerikan Eliot Engel, i cili shoqërohej nga Jason Steinbaum, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, shqiptaro-amerikani Hajdar Bajraktari dhe personalitete të tjera. Kryeministri falënderoi kongresistin për përkushtimin e tij të pakursyer në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.
Në anën tjetër Engel uroi kosovarët për përvjetorin e pavarësisë, duke shpreh mbështetjen e tij në rrugën e vendit drejt zhvillimit ekonomik, demokratik dhe konsolidimit të shtet-ndërtimit.