Haradinaj: Prodhuesve si Stone Castle nuk do t’u mungojë mbështetja e Qeverisë

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e brendit Stone Castle, Avdi Gecajn, ku kanë biseduar për masat dhe veprimet institucionale në mbështetje të prodhuesve vendorë.

Haradinaj ka theksuar se gjatë vitit 2019, Qeveria do ta koncentrojë tërë potencialin e saj në intensifikimin e zhvillimit ekonomik.

“Prodhuesit si “Stone Castle” janë në qendër të vëmendjes sonë dhe përkrahja e tyre, veçanërisht në vreshtari dhe verari, nuk do të mungojë asnjëherë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeminstrit Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Qeveria e vendit, në vitin 2019 do të koncentrojë tërë potencialin e saj në intensifikimin e zhvillimit ekonomik. Me Avdi Gecajn, përfaqësues i “Stone Castle”, e cila me brendet e saj, ka tejkaluar kufijtë e vendit, biseduam për masat dhe veprimet institucionale në mbështetje të prodhuesve vendorë. Prodhuesit si “Stone Castle” janë në qendër të vëmendjes sonë dhe përkrahja e tyre, veçanërisht në vreshtari dhe verari, nuk do të mungojë asnjëherë.

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme