Haradinaj: Prokuroria të hetojë nga po i merr VV-ja paret që po paguan sondazhe

Prishtinë | 25 Dhj 2023 | 22:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar partinë në pushtet se derisa ka shtrenjtuar në mënyrë enorme rrymën dhe të gjithë artikujt elementarë ushqimorë për popullatën, vetë po ka para të paguajë sondazhe.

“Një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro! Prej nga këto para?! Më e pakta do të duhej që të interesohej Prokuroria, sa paguajnë dhe prej nga i kanë paratë”, ka shkruar Haradinaj.

POSTIMI I PLOTË:

Shtrenjtim enorm i rrymës e i gjithë artikujve elementarë ushqimorë. Kostoja e jetesës e papërballueshme për më shumë se gjysmën e popullsisë, e dikush po ka para me pagu sondazhe e rezultatin e tyre!

Një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro! Prej nga këto para?! Më e pakta do të duhej që të interesohej Prokuroria, sa paguajnë dhe prej nga i kanë paratë!

Sot që është ditë feste e që do të duhej të kishte një garë se kush ka ide e plane më të mira për mirëqenien e popullatës që është në zgrip të ekzistencës, kemi luftë sondazhesh e propagandash!

Nuk mund të ketë dedikim më të mjerë në një ditë feste se sa lufta me sondazhe të blera!

Të ngjashme