Partitë Vetëvendosje, LDK dhe Alternativa, kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin kur Ramush Haradinaj doli para deputetëve që të propozojë përbërjen e Qeverisë.
Kjo ka ardhur pasi kaloi mocioni që të mos ketë debat. Ramush Haradinaj i ka thirrur një nga një ministrat që të ulen në karriget e tyre.
Haradinaj, me 61 vota për dhe një abstenim ka arritur që të zgjedhet kryeministër i shtatë i Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai edhe është betuar si kryeministër i ri i Kosovës ndërkaq dhënia e betimit është bërë nën intonimin e himnit shtetëror të Kosovës.